Në Pogradec raportohet për dy raste të dyshuara me versionin Delta të Covid-19. Bëhet fjalë për një familje, nga një fshat i këtij qyteti që u kthyen pas në doganën e Kapshticës, pasi bënë Rapid Testin në palën greke.

Burime për Klan News theksojnë se rastet e dyshuar me variantin Delta kanë qenë të vaksinuar me 2 doza vaksinës të Pfizer. Është bërë karantinimi i personave të dyshuar dhe kontaktet e tyre dhe pritet përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë.

Prezenca e Deltës në vendin tonë, që konsiderohet si versioni më i transmetueshëm i Covid-19 u konfirmua zyrtarisht një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë.

Klan News