Një 20-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Sipas asaj që shkruajnë mediat, kanë qenë disa qytetarë që kanë raportuar në policinë e Foligno-s se shihnin një të ri që vinte me biçikletë në zonat periferike dhe takohej me njerëz të ndryshëm.

Kaq mjaftoi për autoritetet që ta mbikëqyrnin. Agjentët mundën që të vëzhgonin në kohë reale se si ai i shiste drogën klientëve. Kur u arrestua, shqiptari u kap me një dozë kokaine dhe një sasi parash.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por mësohet se ishte me precedentë të mëparshëm penalë për rezistencë, dhunë dhe kërcënim të zyrtarëve publik. Tashmë ai akuzohet për posedim dhe shpërndarje droge./tvklan.al