INSTAT: Gjirokastra, “kurnace” edhe me lindjet

2021 ka regjistruar më shumë fatalitete se sa lindje, duke regjistruar kështu sërish humbje në totalin e popullsisë.

Të dhënat e fundit të publikuar nga Instituti i Statistikave tregojnë se në vitin që lamë pas kanë ardhur në jetë 27.284 foshnja, ndërsa kanë humbur jetën 30.580 persona.

Lindjet në 2021 kanë pësuar rënie me 2,8%  krahasuar me 2020, e ndërsa vdekjet janë rritur me 10.8%.

Shqipëria ndër vite është karakterizuar nga shtesë natyrore pozitive, ndërsa tejkalimi i vdekjeve mbi lindjet këtë vit sipas ekspertëve është ndikuar nga pandemia e koronavirusit.

Gjatë vitit 2021, Qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 1.642 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Vlora, me 1.222 vdekje më shumë se sa lindje.

Kryeqyteti kryeson me numrin më të lartë të lindjeve. 9 473 bebe kanë ardhur në jetë ndërsa më pak lindje janë shënuar në Gjirokastër me vetëm 451 bebe.

Kukësi është i vetëm një qark që shënoi ulje të numrit të vdekjeve ne 2021 në krahasim me vitin 2020, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjerë shënuan rritje.

Tv Klan