21-vjeçari kërcënon me thikë familjarët, policia shkon ta arrestojë por përballet me…



21-vjeçari kërcënon me thikë familjarët, policia shkon ta arrestojë por përballet me…

14:41 27/10/2020

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kërcënonte me thikë familjarët e tij. Ngjarja ka ndodhur në Laç në një banesë. Policia u sinjalizua se i riu po ushtronte dhunë mbi familjarët dhe po i kërcënonte me thikë.

Kur uniformat blu shkuan në banesë për ta arrestuar, 21-vjeçari me iniciale A.L. refuzoi t’i bindej urdhrit dhe kundërshtoi kundër shkatërruar orenditë shtëpiake.

Ai u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për dhunë në familje, mbajtje pa leje e armëve të ftohta, kundërshtim i punonjësit të policisë dhe shkatërrim i pronës.

Nga ngjarja nuk pati asnjë person të lënduar. /tvklan.al







Të ngjashme