Një 18-vjeçar mbeti i plagosur me thikë pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym Keta”.

I plagosur nga kjo ngjarje mbeti 18-vjeçari me iniciale T. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sa i përket autorit, ai është një i ri 22-vjeçar me iniciale E. T., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Policia e shoqëroi këtë të fundit në ambientet e Komisariatit, ndërsa vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al