Ngjarja e rëndë ndodhi në  Kavajë  një vit më parë

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 27 vite burg 7 të miturit që akuzohen se  abuzuan seksualisht me një 13-vjeçare në Kavajë.

Togat e zeza i gjetën fajtor të rinjtë që akuzohen se përmes shantazhit kryenin marrëdhënie seksuale në grup me të miturën, ngjarje kjo e ndodhur në shkurt të vitit të kaluar.

Sipas vendimit, dënimi për të rinjtë do të fillojë nga data e arrestimit  dhe do të vuhet në një burg për të mitur. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Ngjarja ka ndodhur në Shkurt të vitit të  kaluar, ku adoleshentët shantazhonin të miturën me një video, ku ajo ishte filmuar së bashku me të dashurin e saj. Përmes kësaj video ajo detyrohej të kryente marrëdhënie edhe me djemtë e tjerë në mënyrë që i dashuri i saj të blinte lojëra në internet.

Në ketë histori u përfshinë nxënës të shkollës  “Rilindja” në Kavajë, aty ku dhe e mitura mësonte.

Tv Klan