3 viktima dhe 121 raste të reja me Covid


3 viktima dhe 121 raste të reja me Covid

16:23 23/09/2020

Rënie e lehtë e infektimeve dhe pacientëve në spitale

370 persona kanë humbur jetën prej nisjes se pandemisë në vendin tonë. Tre jetë të humbura u shënuan gjatë 24 orëve të fundit.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19 një 70-vjeçar nga Tirana, 71-vjeçar nga Lushnja dhe një 81-vjeçar nga Korça”.

Numri i pacientëve të shtruar në të dy spitalet Covid ka pësuar një rënie të lehtë, e po ashtu rastet e infektimeve të reja. 189 pacientë po marrin shërbimin në spitalin Infektiv dhe në “Shefqet Ndroqi, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë të intubuar. Ndërsa nga testimet e 24 orëve të fundit rezultojnë 121 të prekur nga covid.

“57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz”.

Gjirokastra rezulton të jetë qyteti i parë ku mbyllen disa klasa, pasi 3 gjimnazistë rezultuan të prekur nga Covid – 19.

Ndërkohë mbetet i lartë numri i rasteve aktive në vend prej 5278 personash, prej të cilëve më shumë se gjysma në kryeqytet.

Tv Klan



Të ngjashme