Një 22-vjeçar është gjetur pa ndjenja në mes të rrugës pranë rrethrrotullimit të Shëngjinit.
Gazetari i Klan News në Lezhë, Martin Marku, raporton se 22-vjeçari nga Shkodra u dërgua në Spitalin e Lezhës me fraktura në kokë. Pasi mori ndihmën e parë në spitalin e qytetit, u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Dyshohet se i riu ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar fraktura të forta në kokë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Njoftimi paraprak i Policisë së Lezhës:
Rreth orës 06:05, salla operative e Policisë së Lezhës është njoftuar nga spitali rajonal i Lezhës, se në afërsi të rrethrrotullimit të Shëngjinit, është marrë me autoambulancë, i dëmtuar në kokë, shtetasi G. B., 22 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 22-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në vendin ku është gjetur i dëmtuar.
Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës dhe është në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.
/tvklan.al