Në takimin me udhëheqjen ekzekutive të partisë së saj në pushtet Vëllezërit e Italisë kryeministrja Meloni, ka deklaruar se brenda pak javësh do të jetë gati protokolli në lidhje me qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin.

Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë: Në pak javë do të jetë gati zbatimi praktik edhe i protokollit te nënshkruar me Shqipërinë. Ne duhet që të jemi shumë të kujdesshëm dhe skrupuloz ndaj këtij projekti sepse sytë e botës i kemi të fokusuar tek ne. Të gjithë e kuptojnë se kjo nismë novatore mund të ndryshojë tërësisht edhe mënyrën e qeverisjes së vendit  kur behet fjale sesi menaxhohet emigracioni i parregullt. Ne e kuptojmë dhe profesionistët e emigracionit të parregullt e kuptojnë këtë. Ka nga ata që do të bëjnë gjithçka që munden për të vënë shkopinj në rrota për ta sabotuar këtë nismë. Ne po bëjmë histori dhe duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm për këtë. Dhe kjo nuk kërkon pauza apo ndalesa, por aq më pak mund të lejojë gabime dhe hapa të gabuar. Edhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk na falet. Ne kemi qenë gjithmonë gjykatësit më të paepur të vetes dhe duhet të vazhdojmë të jemi të tillë.

Ajo u ka dhënë porosi anëtarëve të partisë së saj që të jenë të kujdesshëm, pasi do të jenë nën vëzhgimin e të gjithë botës. Këto marrëveshje sipas Melonit janë e vetmja mënyrë për të parandaluar tragjedi të mëtejshme në det është të ndalojmë lundrimet e paligjshme si dhe të luftojmë trafikantët e paskrupullt.


Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë: Ka një ndryshim të shifrave të emigracionit te paligjshëm dhe kjo shihet. Kjo shihet nga tendenca në rënie e zbarkimeve, që po konsolidohet në mënyrë progresive. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, kemi 64% me pak te ardhur ne mënyrë klandestine ne brigjet tona. Kjo falë përpjekjeve të qeverisë në tërësi me kombet afrikane dhe marrëveshjet që kemi nënshkruar me ta duke filluar nga Tunizia dhe Libia. Me anë të këtyre marrëveshjeve të drejta qe po funksionojnë po reduktohen edhe të zhdukurit në det. Tanimë që ky trend në rënie po konsolidohet jemi veçanërisht krenarë sepse është demonstrimi i asaj që kemi deklaruar gjithmonë se e vetmja mënyrë për të parandaluar tragjedi të mëtejshme në det është të ndalojmë lundrimet e paligjshme si dhe të luftojmë trafikantët e paskrupullt.

Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 Nëntor 2023, porti i zbarkimit të refugjateve meshkuj afrikanë që shpëtohen në det do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse. Në Gjadër po ndërtohet kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Kapaciteti maksimal është 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane duhet qe të largojnë nga territori shqiptar me shpenzimet e tyre azilkerkuesit e refuzuar.

Klan News