Dy persona, të cilët tentuan të kalonin në mënyrë të jashtligjshme një algjerian kundrejt parave, kanë përfunduar në prangat e policisë së Gjirokastrës.

Ata janë Ledion Rabaj, 38 vjeç, banues në Gjirokastër dhe L.G, 38 vjeçe, banuese në Tiranë.

“Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vëndin e quajtur “Mashkullorë” janë kapur duke trasportuar me automjetin tip Benz me targa AA 399 HY, një shtetas algjerian i identifikuar si S.T, 18 vjeç. Shtetasit e arrestuar kanë patur si qëllim ta transportojnë shtetasin algjerian deri në Tiranë kundrejt një shume prej 300 Eurosh”,

sqaron policia në një njoftim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti me targa AA 399 HY dhe tre telefona celularë.

/tvklan.al