#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Në emisionin “31 minuta” që zhvillohet në bashkëpunim mes qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore, me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, trajtohen dy tema.

E para është përgatitur nga gazetarja Elida Marvataj dhe thotë si i shpenzojnë paratë universitetet? Sa para shkojnë për të ruajtur godinat, për të ruajtur makina, për të bërë shpenzime ndërtimesh dhe riparimesh dhe sa shkojnë për kërkimin shkencor?

Në pjesën e dytë, përgatitur nga gazetarja Manjola Bregasi është se si po shkon vlera e “real estate” në Shqipëri, në Tiranë ka pasur rreth 5000 apartamente më pak të shitura në vitin 2023, ka një rënie të ndjeshme të shitjes së apartamenteve, por kjo nuk ka ndikuar te çmimi, përkundrazi. Çmimi është rritur me 16 dhe 20% sipas dy kompanive kryesore. Çfarë do të ndodhë me vlerën e pronës në Shqipëri?