Është eksperimentuar me rezultat mjaft pozitiv dora robotike e drejtuar me kontroll magnetik. Për 6 javë me radhë një 34-vjeçari që i mungonte një dorë, i është vendosur implanti, i kontrolluar nga pllakëza magnetike prej disa milimetrash në muskujt e mbetur të krahut.

Ky sistem ka rikthyer ndjesitë e humbura, por edhe përmbushjen e disa detyrave të përditshme që kërkojnë saktësi, si hapja e kutive, të kanoçeve, mbyllja e zinxhirit, përdorimi i thikës etj. 

Ky rezultat konsiderohet një hap shumë përpara për të ardhmen e protezave dhe është realizuar nga Instituti i BioRobotikës në Itali dhe studimi është publikuar në revistën ndërkombëtare Science Robotics.

Sistemi ka si ide bazë përdorimin e magneteve në dimensione të vogla prej disa milimetrash, që implantohen në muskujt e mbetur të gjymtyrës që mungon. Kur muskuli tërhiqet magneti lëviz dhe një algoritëm e përkthen këtë ndryshim në komandë specifike për dorën robotike, duke bërë që pacientit t’i rikthehet ndjeshmëria e munguar.

Klan News