Në Antigone kanë rinisur gërmimet për të zbuluar nëntokën e pasur të sitit. Bëhet fjalë për një ekspeditë shqiptaro-italiane, e cila po nxjerr në pah banesa të reja struktura të tjera me rëndësi për të mësuar si ishte i ndërtuar qyteti.

Gërmimet janë me rëndësi për të patur gati planimetrinë e re të sitit arkeologjik.

“Gërmimet janë me rëndësi pasi po kuptojmë për ndërtimin e sheshit të Parkut Arkeologjik ndërsa po zbulojmë edhe banesa dhe godina të tjera që nuk i kemi parë më herët. Bëhet fjalë për rreth 80-90 struktura arkeologjike që do të përfshihen në planimetrinë e re të Parkut Arkeologjik”, tha Roberto Perna, arkeolog.

Pjesë e ekspeditës janë bërë edhe studentë shqiptarë e italianë.

Klan News