Gjatë seancës së ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nëpërmjet Silva Gunbardhit dhe Mandi Nishtullës, ky i fundit ka deklaruar se fiton rreth 5-6 milionë dollarë në muaj, gjë të cilën e ka demonstruar në studio.

Mandi Nishtulla: Silva a e di sa lekë kemi dhënë për atë këngën bashkë që ta dëgjojë edhe zonja Eni?! Që tha edhe Z. Ardit Gjebrea, të cilin e falenderoj shumë se është një djalë i jashtëzakonshëm dhe t’i rrojnë të gjithë që ka përzemër. Perlë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen!

Ardit Gjebrea: Faleminderit!

Mandi Nishtulla: Dëgjoje vëllain tënd me vëmendje. Unë në çdo muaj… shiko i kam parapagimet këtu. Pagesa ime është 5-6 mijë dollarë në muaj. Ja tani i tërhoqa. Në muaj! Silva mos më shiko ashtu, unë nuk dua shumë lekë, mos ki merak!

Ardit Gjebrea: Çfarë do më shumë?

Mandi Nishtulla: A di se çfarë dua të them: Se na kanë vjedhur të drejtën mua dhe ty. Shihe se çfarë bëhet atje!

Silva Gunbardhi: Mua le të më vjedhin, unë nuk e kam problem të më vjedhin!/tvklan.al