Nicolo Zaniolo i Romës që ka treguar se ka talent dhe në moshë të re është një lojtar premtues për të ardhmen, është një prej objektivave të merkatos së verës për Bayern Mynih. Bavarezët do të investojnë shumë pasi kërkojnë një rinovim thuajse total të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Falë paraqitjes së shkëlqyer me Romën, Zaniolo siguroi edhe një ftesë për në kombëtaren italiane, edhe pse është 19 vjeç. Lojtari është nën vëzhgim edhe nga skuadra të tjera të kampionatit si Inter dhe Juventus. Për ti paraprirë konkurrencës në Itali, Bayern do ti bëjë Romës një ofertë të parefuzueshme.

Mediat shkruajnë se kanë gati 50 milionë Euro për transferimin e tij. teksa merkato do të nisë më 1 Korrik, pritet që kjo shumë të rritet pasi do të ketë edhe skuadra të tjera që do të tentojnë talentin e Romës.

Tv Klan