Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit në Katund Sukth të Durrësit, ku një 53-vjeçar ka hyrë me armë dhe ka kërcënuar komisionerët e më pas ka thyer kutitë e votimit. Forcat policore kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur neutralizimin e Ramiz Bakanaçit, të cilit iu sekuestrua edhe një automatik model 56.

Sipas Policisë së Durrësit, 53-vjeçari mori kutinë e votimit duke e nxjerrë jashtë ambienteve të qendrës së votimit dhe ka hedhur materialet zgjedhore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit “, “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. /tvklan.al