Disa artikuj janë padyshim sezonale, siç mund të jenë palltot me gëzof për stinën e dimrit apo bikinit për atë të verës. Një pjesë e konsiderueshme e gardërobës sonë mund të vishet gjatë gjithë vitit. Sekreti është që ne duhet të dimë se si ta bëjmë atë të funksionojë.

Vishni fundin apo fustanin tuaj veror mbi pantallona

Zgjatini jetën fustanit tuaj të preferuar duke e kombinuar atë të veshur sipër xhinseve apo pantallonave. Mund të duket e çuditshme, por kjo është padyshim një nga risitë e reja të shtëpive të mëdha të modës.

Kombinoni veshjen tuaj me çorape

Një fustan i bukur i bardhë veror mund të dukej akoma më i veçantë nëse e kombinoni me një palë çorape me ngjyrë apo detaje të lezetshme. Çorapet e gjata do të dukeshin perfekte me një fund të shkurtër apo pantallona të shkurtra.

Transformoni fustanin tuaj veror me një palë çizme

Kombinimi i një fustani apo fundi veror me një palë çizme i bëna ato më të përshtatshme për stinën e vjeshtës. Duke nisur që nga stilet e thjeshta klasike të bardha dhe deri te ato me ngjyra apo me motive luleje mund të transformohen.

Balanconi gjatësinë e fustanit tuaj me një pallto

Nëse gardëroba juaj e verës është plot e përplot me fustane, funde mini apo pantallona të shkurtra atëherë këto janë lajme të gëzueshme për ju. Fundin tuaj të preferuar të verës mund ta përshtatni më së miri për stinën e vjeshtës duke i shtuar veshjes suaj një pallto të gjatë.

Kthejini fustanet tuaj në funde

Visheni fustanin tuaj me një pulovër të trashë. Thurjet “mohair’ shtojnë teksturë në veshjen tuaj dhe japin një ndjenjë “luksoze”.

Mos i lini pas dore! Imagjinoni një veshje totalisht të re me xhinset tuaja të bardha

Zëvendësojeni një T-shirt me një bluzë të trashë me thurje me ngjyrat e vjeshtës dhe në vend të sandaleve vishni një palë çizme, kështu xhinset tuaja të bardha do të jenë një element i përsosur i vjeshtës, pse jo edhe i dimrit.

/tvklan.al