Bashkëpunimi me kompaninë Dior filloi që në moshën 27-vjeçare kur ajo bëri historinë dhe u bë femra e parë me ngjyrë, që përzgjidhej si fytyra e reklamimit të produkteve të markës luksoze.

Këtë herë Rihanna ka zëvendësuar zyrtarisht aktoren e njohur Charlize Theron si fytyra e  parfumit J’adore Dior për 20 vite në reklamën e saj të parë.

Në reklamën një minutëshe, miliarderja 36-vjeçare u vesh nga ky fustan i mrekullueshëm dhe me shkëlqim i zgjedhur nga drejtoresha kreative e Dior, Maria Grazia Chiuri. Reklama është realizuar në ambientet e pallatit të Marsejës.

Parfumi J’adore Dior i cili fillimisht doli në 1995 -ka një aromë e cila është   një kombinim i luleve të portokallit, jaseminit  dhe trëndafilit. Vetë këngëtarja është një fanse e këtij parfumi.

“Gjithmonë e kam dashur këtë parfum. Nëna ime punonte në një dyqan parfumesh dhe i sillte testuesit në shtëpi kur ishin pothuajse bosh. Kishte gjithmonë një shishe J’adore në shtëpi”, kujton Rihanna në një intervistë për revistën Elle të dielën.

Klan News