Mijëra njerëz, kryesisht fëmijë kanë filluar të qëndrojnë në radhë në Gaza për të marrë vaksinën ndaj poliomielitit.

Sipas një zyrtari të lartë shëndetësor në Gaza fushata e vaksinimit ka nisur shumë pozitive.

“Askush nuk do  që të largohet derisa fëmijët e tyre të vaksinohen. Kjo është një gjë shumë pozitive. Shpresojmë të vazhdojmë kështu,” është shprehur ai.

Ndërkaq siç mund të shihet nga fotot e siguruara nga mediat e huaja me qindra fëmijë presin në radhë për t’u vaksinuar këtë mëngjes.

Kjo fushatë vaksinimi mbështet nga një sërë “pauzash humanitare” të lokalizuara në liftimet midis forcave izraelite dhe luftimeve të Hamasit.

Pauzat do të zhvillohen në tre faza të veçantë në tre zona të enklavës së rrethuar. Këto pauza do të lejojnë dhe raundin e parë të vaksinimit të më shumë se 640 mijë fëmijëve të prekur. OBSH tha se tashmë kishte dorëzuar rreth 1.2 milionë doza të vaksinës kundër poliomielitit në Gaza, ndërkohë që kësaj shifre do i shtohen më vonë edhe 400 mijë doza të tjera.

Fushata e vaksinimit do të fillojë të dielën në Gazën Qëndrore me “pauzë humanitare” të planifikuar në orën 6:00 të mëngjesit dhe orës 15:00./tvklan.al