600 – 1200 euro për të kaluar kufirin, pranga 3 personave

Posta

600 – 1200 euro për të kaluar kufirin, pranga 3 personave

08:56 28/09/2016

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Korçës pasi në këmbim të parave do të ndihmonin 27 të huaj për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Të arrestuarit janë Leonard Jaçellari, 28 - vjeç, banues në fshatin Hudënisht të Pogradecit, Vasil Kuburja, 47 - vjeç, banues në Elbasan dhe Arsen Çekiçi, 44 - vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Policia sqaron se këta tre persona u kapën në aksin rrugor Korçë - Pogradec pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i  Vërdovës", duke transportuar me automjetet e tyre 27 persona me kombësi siriane, irakene dhe sudaneze, të cilët vinin nga një kamp i qytetit të Selanikut të Greqisë dhe kishin kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër drejt tokës shqiptare.

Të arrestuarit, sipas policisë, i kishin premtuar shtetasve të huaj se do t'i ndihmonin për të shkuar drejt vendeve të BE –së, duke kaluar nëpërmjet territorit shqiptar, kundrejt shumës prej 1200 euro për personat e rritur dhe 600 euro për fëmijët.

WhatsApp Image 2016-09-28 at 8.31.25 AM

Pas përfundimit të veprimeve proceduriale si edhe intervistimit të tyre, 27 shtetasit e huaj, midis tyre 12 fëmijë të mitur, janë transportuar drejt Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit, në Babrru.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete, dy prej të cilave tip "Ford" me targa AA 370 IR dhe  AA 622 MY, automjeti tip "Mercedes-Benz" me targa TR 3127 T si dhe 4 aparate celulare./tvklan.al

Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi