67-vjeçari përplas patrullën e forcave “Shqiponja”


67-vjeçari përplas patrullën e forcave “Shqiponja”

09:21 14/08/2021

Një patrullë e forcës “Shqiponja” në qytetin e Durrësit është aksidentuar gjatë shërbimit nga një qytetar me iniciale Sh.K, 67 vjeç. Qytetari është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa punonjësit e policisë ndodhen tashmë nën kujdesin e mjekëve.

Në njoftimin e Policisë thuhet:

U arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasi Sh. K., 67 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 13.08.2021, në lagjen nr.4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar patrullën e Forcës “Shqiponja” të cilët ishin në shërbim. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.”/tvklan.al






Të ngjashme