Fototeka mund të aksesohet falas nga kushdo

Shqipëria ka Muzeun e saj të Historisë së Fotografisë apo siç njihet ndryshe edhe fototeka. Bëhet fjalë një platformë dixhitale që zbulon më shumë se 7 mijë foto të realizuara që nga fundshekulli i 19-të.

Në të shpalosen, personazhe të zakonshëm, jeta qytetare dhe e rrethinave të dikurshme, e po ashtu edhe foto nga momente historike, që nga pavarësia.

Shimës i janë dashur 10 vite punë për të kërkuar ngado gjurmët e fotografëve të parë shqiptar, por edhe atyre të huaj, që kanë fiksuar momente që sot janë dëshmi historike.

Kjo platformë nuk është vetëm për kureshtarët, por edhe për studentët, studiuesit dhe fotografëve aktualë, të cilët mund t’i aksesojnë ato falas.

Kërkimet do të vazhdojnë për ta pasuruar fondin e historisë së fotografisë shqiptare.

Tv Klan