Në 24 orët e fundit në gjithë vendin janë regjistruar 23 vatra zjarri, nga të cilat 16 janë fikur, ndërsa 7 të tjera mbeten ende aktive. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se aktualisht po punohet për shuarjen e zjarrit në fshatin Suroj të Kukësit, i cili vazhdon të jetë aktiv prej disa ditësh.

Ndërkohë që zjarri në fshatin Tetaj të Tropojës është izoluar dhe po punohet për shuarjen e plotë të tij. Me problematike situata paraqitet në Qarkun Lezhë, teksa në fshatin Kallmet flakët rrezikojnë edhe djegien e shtëpive.

Situata ka qenë e papërballueshme nga forcat dhe mjetet e strukturave vendore, ndaj në ndihmë të tyre kanë shkuar mjete zjarrfikëse nga bashkitë e tjera, si dhe po ndërhyhet nga ajri me anë të helikopterit Kugar.

Ndërkohë në fshatin Lajthizë, njësia administrative Orosh ka rënë zjarr në një zonë malore me pisha dhe të pa aksesueshme nga mjetet zjarrfikëse. Zjarre aktive ka edhe në fshatin Mnelë e Vogël në Vaun e Dejës dhe fshatin Pejkë në Dibër.

Tv Klan