Merkato e verës përfundoi në mesnatë dhe konfirmoi shpenzimet e mëdha të ekipeve kryesore në Serie A. Jo vetëm skuadrat që zakonisht fitojnë trofeun sipas traditës së viteve të fundit, por edhe skuadra të tjera pretendente apo që zënë shkallët pranë vendeve të para të renditjes kanë investuar shumë duke tronditur opinionin, por edhe bilancet e tyre që ende nuk dihet nëse do të arrijnë të barazohen shpenzimet me fitimet.

Sipas asaj që u llogarit në fund të merkatos, bilanci në këtë sesion merkatoje midis asaj që u shpenzua për blerje dhe asaj që u mblodh nga shitjet e këtyre tetë klubeve shënon një rezultat të përgjithshëm negativ prej mbi 452 milionë euro.

Asnjë nga tetë të klubet e mëdhenj të Italisë nuk e mbylli tregun me një bilanc pozitiv në blerjen dhe shitjen e lojtarëve. Napoli është kampion në shpenzime me 136 milionë i ndjekur nga Juventus me 103 dhe Roma me afro 100 milionë.

Edhe Fiorentina me pak lëvizje ka 5 milionë euro më pak në arka pas përfundimit të merkatos.

Tv Klan