Abuzoi seksualisht me një vajzë me probleme mendore

Gjykata e Lushnjes dënoi me 8 vite burgim Eduard Bushin, 56-vjeçarin nga Ardenica i cili vitin e shkuar la shtatzënë një vajzë me probleme të shëndetit mendor.

33-vjeçarja nga Ardenica jetonte me babanë në një banesë shumë pranë autorit. Ka qenë i ati i vajzës pasi pa barkun e së bijës të rritej që bëri kallëzim në polici.

Sipas avokatit mbrojtës se 56-vjeçarit, ai në sallën e gjyqit ka pranuar autorësinë e kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

33-vjeçarja solli në jetë fëmijën e saj në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht është strehuar në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, por autori nuk e ka pranuar atësinë e tij me pretendimin se me vajzën kanë abuzuar edhe të tjerë persona.

Pas vendimit të gjykatës, Eduard Bushi është dërguar për të kryer dënimin në burgun e sigurisë së mesme në Peqin.

Tv Klan