Një fëmijë 8 vjeç është rrëzuar nga tarraca e shtëpisë së tij në fshatin Bejar të Mallakastrës. Policia thotë se i mituri ishte duke luajtur në tarracën e shtëpisë dy katëshe kur u rrëzua.

Ai u dërgua në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Pritet që 8-vjeçari të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

/tvklan.al