Më 20 korrik 1944 oficeri gjerman Stauffenberg vendosi një valixhe dokumentesh pranë Adolf Hitlerit në shtabin e tij. Bomba shpërtheu, por Hitleri shpëtoi rastësisht. Cili ishte skenari i përgatitur dhe pse dështoi ai?

Atentate të dështuara ndaj Hitlerit kishte pasur edhe më parë dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, por asnjëri prej tyre nuk ka tërhequr kaq shumë vëmendjen, sa sulmi i dështuar me bombë i 20 korrikut 1944 në të ashtuquajturin shtab i përgjithshëm i udhëheqësit, afër Rastenburgut në Prusinë lindore.

Më korrik 1944 oficeri Claus Schenk Graf von Stauffenberg niset në orën tetë të mëngjesit në drejtim të shtabit qendror të “Führerit”- Hitlerit. Qëllimi i tij: Vrasja e Adolf Hitlerit me një bombë. Momenti është i përshtatshëm: Në funksionin e shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë në gadishmëri ai duhet të raportojë para Hitlerit. 

Por plani dështoi. Historiani Tuchel thotë se ishte baraka ajo që i shpëtoi jetën Hitlerit, sikur atentati të kishte ndodhur në një bunker, me mure të betonizuar, “atëherë Hitleri nuk do të kishte mbijetuar dot.”

Operacioni i spastrimit

Pas dështimit të atentatit fillon fushata hakmarrëse kundër grupit organizator. Hitleri deklaron se komplotistët do të përndiqen pa mëshirë dhe se ndërkohë Claus Schenk Graf von Stauffenberg dhe tre të besuarit e tij kishin vdekur.

Arma që u përdor edhe gjatë atentatit

Fëmijët e atentatorit u rrëmbyen nga Gestapo dhe u dërguan në një jetimore të posaçme. Mbrëmjen e 21 korrikut Stauffenberg-u si dhe tre bashkëpunëtorët e tij të përbetuar u pushkatuan.

Fëmijët e atentatorit të Hitlerit Claus Graf Schenk von Stauffenberg u rrëmbyen nga Gestapo dhe u dërguan në një jetimore të posaçme.

Radioja njofton: “Ndaj Udhëheqësit është kryer sot një atentat me eksploziv. Përveç plagëve të lehta nga djegia si dhe hematomave ai nuk ka pësuar asgjë tjetër. Ai ka filluar punën menjëherë dhe sipas planit, priti Duçen në një bisedë të gjatë përbashkët”.

Kur bëhet i ditur ky lajm nga valët e radios së Rahjut, dëgjuesit nuk mund kurrsesi ta besonin se ishte e vërtetë. Kushdo që dyshonte mbi vdekjen e tij, mundi të sigurohej një ditë më pas duke e dëgjuar që Hitleri i kish mbijetuar atentatit me bombën e fshehur në një çantë dosjesh.

Ekspozitë për Stauffenberg në Drezden

Në propagandën zyrtare atentati i 20 korrikut 1944 nënvlerësohet si një akt dëshpërimi. Por në të vërtetë Hitleri dhe pasuesit fanatikë të tij shqetësoheshin për moralin e trupës në luftë dhe për cilësinë e korpusit të oficerëve. Në javët dhe muajt që pasuan u arrestuan rreth 1000 burra dhe gra, të cilët regjimi nazist i akuzoi për pjesëmarrje në hartimin e planeve për përmbysje. Reth 200 nga të arrestuarit dënohen me vdekje nga i ashtuquajturi gjyq popullor me kryegjyqtarin Roland Freisler nën akuzën për tradhti e lartë ndaj shtetit.

“Në Gjermani mund të jetë edhe ndryshe”

Guximin për rezistencë aktive asokohe e kishin vetëm pak njerëz. Ndër ta bënte pjesë edhe oficeri ordinancë Ewald-Heinrich von Kleist, i ati i të cilit gjithashtu kish qenë i përfshirë në planet për atentat dhe ishte ekzekutuar me varje prej nazistëve. I riu von Klajst, i shpëtoi vdekjes falë disa rrethanave të favorshme, ndonëse ai qysh në orët e para kish qenë pranë Graf von Stauffenberg dhe kish marrë pjesë aktive në komplot.

Graf von Stauffenberg dhe Hitleri

Si njëri ndër të paktit të mbijetuar, në vitin 1994 ai foli në një intervistë mbi motivet e tij duke marrë shkas nga 50 vjetori i dështimit të atentatit ndaj Adolf Hitlerit.

“Mua më ka tmerruar dhe torturuar mendimi, që të gjitha këto krime ushtroheshin në emër të gjermanëve. Unë i thoja vetes, se nuk është e mundur që të mos i tregohet botës, se në Gjermani mund të jetë edhe ndryshe./DW