Pas angazhimeve të shumta politike është koha që Giorgia Meloni të pushojë. Kryeministrja italiane  ka zgjedhur të kalojë pushimet verore mes Pulias dhe Argentarios dhe pritet që këtë vit të zgjasin më shumë.

Me të në pushime do të jenë motra  Arianna dhe ish-partneri  Andrea Giambruno , babai i vajzës së saj Ginevra, e cila do të mbushë 8 vjeç në Shtator.

Raportin me ish-partnerin  kryeministrja italiane e ka sqaruar në një intervistë të gjatë për revistën e njohur “Chi” ku ka folur për jetën private.

“Për fat të mirë, Andrea, i cili  është babai më i mirë që mund të kisha uruar për vajzën time, dhe unëkemi një marrëdhënie të mirë . Kur kemi mundësi kalojmë kohë bashkë me Ginevrën”,është shprehur ajo .

“Mendoj se është e rëndësishme t’i bëjmë fëmijët të kuptojnë se një ndarje nuk duhet domosdoshmërist të shkaktojë një konflikt midis prindërve dhe se fëmijët nuk duhet të detyrohen të zgjedhin midis mamasë dhe babait “ nënvizon Meloni.

Ka  disa media që thonë se  romanca mes tyre mund të ndizet sërish  dhe se rrugët e tyre ndoshta nuk do të ndahen kurrë përfundimisht.

Klan News