Tayna është një ndër artistet shqiptare, e cila edhe pse ka pak vite në tregun muzikor ka fituar shumë fansa.

Reperja numëron një numër të madh hitesh me artistë vendas dhe të huaj.

Projekti i saj më i fundit muzikor është publikuar para 3 javësh në bashkëpunim me Ledri Vulën që mban titullin “Hala”.

Mesa duket ajo nuk ka ndërmend që të ndalet pasi së fundmi është bërë me dije se reperja do të vijë shumë shpejt me një tjetër këngë.

Ky projekt do të publikohet më 28 nëntor dhe do të vijë nën titullin “Heroinat” në bashkëpunim me Cricket.

Lart e poshtë thuhet se kënga do t’i dedikohet grave të dhunuara gjatë luftës së Kosovës.

Me shumë mundësi, në këtë projekt do të shohim një Tayna tjetër ndryshe nga se jemi mësuar dhe padyshim që jemi gjithë sy e veshë për detajet e reja./tvklan.al