Shkolla e Mesme e Palisades, në Los Angeles ka zbuluar në fletëpalosjen e saj një mesazh të pisët që qëndronte i fshehur prej 12 vitesh. Në fletëpalosjen e kësaj shkolle, e cila kishte si logo një delfin, u zbulua se në spërkatjet e ujit qëndronte e fshehur fjala “F**k”.

delfin

Ky mesazh u zbulua nga një prej nxënësve i cili mesa duket kishte vështrimin e mprehtë për të vënë re diçka që i kishte shpëtuar syrit të shumë prej mësuesve dhe drejtuesve. Kjo fjalë ishte mbuluar aq mirë sa syri e kishte shumë të vështirë ta dallonte. Madje edhe ju mund ta keni të vështirë për ta dalluar. /tvklan.al