Një rast i rëndë ka ndodhur këtë të diel në Dibër. Një 16-vjeçar është mbytur në ujëmbledhësin e centralit të fshatit Çidhen. Siç njofton policia, dyshohet se ai ka qenë duke u larë kur ka humbur jetën.

“Me datë 11.08.2024, rreth orës 11.00, në ujërat e ujë-mbledhësit të centralit të fshatit Çidhen, dyshohet se duke u larë është vetëmbytur shtetasi Xh.H., rreth 16 vjeç”, njoftoi paraprakisht policia.

Deri më tani nuk ka detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje të trishtë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes./tvklan.al