Kandidiatja për primaret e PD-së për Bashkinë e Tiranës, Adriana Kalaja është shprehur se nëse do të jetë kryetare e kësaj bashkie, do të shkatërrojë me tritol kullat pa leje.

E ftuar në emsionin “Opinion” në Tv Klan, Kalaja thotë se Tiranës i duhet një ligj për referendumin vendor që të jenë vetë qytetarët që të vendosin nëse objekte të rëndëishme do të ndërtohen ose jo.

Adriana Kalaja: Unë mendoj se Tiranës sot në këtë kaos të plotë të ndërtimeve i duhet një ligj për referendumin vendor që të jenë vetë qytetarët e saj që të vendosin për objekte të rëndësishme nëse do të ndërtohen. Nëse do të hapet një rrugë, një nënkalim, një meto, etj. Objekte të cilat do të ndërtohen duke ndërhyrë dhe tek prona private e qytetarëve të ndryshme. Pika e dytë: Hedhja me tritol në erë e kullave pa leje.

Blendi Fevziu: Pse me tritol?

Adriana Kalaja: Është e vetmja mënyrë që përcakton vetë ligji se ndërtimet që janë në kate të larta, që kanë një sasi betoni të konsoliduar nuk mund t’i prishësh me asgjë përveçse shpërthimit të kontrolluar.

Blendi Fevziu: Cilat kulla do të shembni me tritol? Ato që janë ndërtuar?

Adriana Kalaja: Po, patjetër. Nëse leja ka dalë në kundërshtim me ligjin./tvklan.al