PD: Show mediatik, konfirmoi protagonizmin e tij personal

Në zyrën e Edi Palokës u ngjit për të verifikuar firmat e delegatëve të qarkut të Tiranës në dy degët që iu besuan nga Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 Prillit. Në mënyrë rastësore përzgjodhi dy prej delegatëve të degëve 5 dhe 7.

Të dy telefonatat e bëra prej tij konfirmuan firmën e hedhur për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 11 Dhjetor.

Por Partia Demokratike e cilësoi “shoë” mediatik verifikimin e firmave të demokratëve nga Shehaj, që sipas saj po e bën vetëm për protagonizmin e tij. Përmes një deklarate të degëve 5 dhe 7 thuhet se Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë dhe si drejtues politik i këtyre degëve, Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet.

Tv Klan