Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për rastin tronditës të ndodhur këtë të mërkurë në një Shtëpi të të Moshuarave në Pejë.  

Më anë të një reagimi në Facebook, ai e ka quajtur të tmerrshëm dhe shokuese dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës, ku ka shtuar se ka patur një levizje të institucioneve pas videos që qarkulloi në rrjetet sociale.

Kurti shkruan se të moshuarit janë të dashurit tanë, e se do të qëndrojnë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare./tvklan.al