Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Laç, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore. Viktima është 72-vjeçarja M.Gj., sipas policisë.

Automjeti që përplasi të moshuarën drejtohej nga një 24-vjeçar me inciale S.K.

Policia ka shoqëruar shoferin në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/tvklan.al