Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi pasditen e kësaj të diele në aksin Pogradec – Qafë Thanë ku u përplasën 2 automjete.

Mësohet se nga përplasja e mjeteve janë plagosur dy turistë anglezë që udhëtonin me makinën me targa të Maqedonisë së Veriut, si dhe drejtuesja e mjetit tjetër.

Të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje shkoi policia dhe nisi hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

/tvklan.al