Për të uruar aktorin e njohur të Hollywood-it Robert de Niro vajza e tij ka ndarë një video të një aventure të radhës  që ka bërë 81-vjeçari.

Ai është hedhur nga një jaht në një oqean dhe këtë moment është siguruar ta ketë kujtim vajza e tij e cila ka realizuar këtë video.

Ylli i “Goodfellas” bën një hedhje të guximshme  nga jahti 30 metra i lartë duke treguar shpirtin e tij aventuresk,një veprim që ka frikësuar jo pak personat që ishin në bordin e jahtit dhe shikonin të frikësuar aktorin.

Vajza e tij Drena ka ndarë edhe foto të tjera që  tregojnë aktorin duke kaluar kohë me anëtarët më të vegjël të familjes së tij. Ikona e filmit është baba i shtatë fëmijëve.

Klan News