Avokatja me origjinë shqiptare, Eva Buzo, kaloi me not kanalin e Otrantos, duke u bërë kështu gruaja e parë që përmbush këtë sfidë.

Ajo u nis të shtunën pasdite, datë 17 Gusht, nga brigjet e Leçes në Itali për të mbërritur në Shqipëri, në Gjirin e Gramës rreth orës 5 të mëngjesit të kësaj të hëne.

Udhëtimi me not zgjati 35 orë e 17 minuta dhe sipas ekipit që e shoqëroi u bë pa ndalesa domethënëse dhe se shqiptaro-australiania pati disa pauza për t’u ushqyer dhe konsumuar ujë.

Buzo ndodhet në ambientet e spitalit në gjendje të mirë shëndetësore dhe u vizitua nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.

Një përgëzimin për përmbushjen e kësaj sfide, 36-vjeçarja e ka marrë edhe nga Kryeministri Edi Rama që e quajti mbrësëlënës rekordin e saj për forcën e jashtëzankonshme fizike dhe psikologjike.

Eva Buzo e provoi edhe në Qershor të 2023 të kalonte me not kanalin e Otrantos, por e ndërpreu udhëtimin e saj vetëm 10 milje larg bregut të Karaburunit për shkak të fluksit të lartë të kandilëve.

Ideja për të kaluar me not kanalin e Otrantos, i erdhi gjatë periudhës së izolimit nga pandemia. I pari që përshkoi këtë distancë ishte Paolo Pinto në Korrik të 1979-ës.

Tv Klan