Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Vlorë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë marrë dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të fortë, por fatmirësisht pa të lënduar./tvklan.al