Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Levan-Vlorë. Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondentja e Klan News, Anila Sefa janë përplasur dy automjete tip “Benz” dhe “Audi” afro 100 metra pasi kalon Qafën e Koshovicës.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona që ndodheshin te “Benzi”, të cilët janë dërguar me ambulancë në spitalin e Fierit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq siç mund të shihet nga pamjet aksidenti ka shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e plota të këtij aksidenti dhe për të normalizuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor./tvklan.al