Një aksident është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Rrilë.

Një automjet është përplasur me një motor në afërsi të një karburanti ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili është transportuar për në Spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetime mbi shkaqet e aksidentit./tvklan.al