Aksident në Shkodër, humb jetën 23-vjeçari

Foto ilustruese


Aksident në Shkodër, humb jetën 23-vjeçari

17:57 05/11/2020

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:00 në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në fshatin Trush.

Një makinë është përplasur me një motorçikletë tip Suzuki që drejtohej nga 23-vjeçari me iniciale Xh.M.

Për pasojë, i riu ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda. Ndërsa, drejtuesi i makinës, 30-vjeçari me iniciale D.D., u pyet nga policia lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. Ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e ngjarjes. /tvklan.al






Të ngjashme