Është kthyer në një nga pikat më të rrezikshme për aksidentet rrugore në Tiranë.
Rruga pranë Katedrales është një segment i cili nuk ofron asnjë masë sigurie, as për automjetet dhe as për këmbësorët.
Por kjo është vetëm një nga njollat e zeza të qarkullimit, siç quhen ndryshe në gjuhën teknike.
Eksperti i rrugëve, Artur Sulçe, thotë se numri i aksidenteve nga viti i shkuar nuk ka ndryshuar dhe se për t’i parandaluar ato përmes ndërhyrjeve për të përmirësuar sinjalistikën rrugore, nuk është bërë asgjë.
Harta e rrjetit rrugor në të cilat ndodhin më shpesh aksidente me pasojë vdekjen apo dëmtimin e rëndë të përdoruesve të rrugës prej vitesh vijon të zgjerohet.
Shkaqet e këtyre aksidenteve janë nga më të ndryshmet, që nga tejkalimi i shpejtësisë, rrugët në ndertim, mungesa e sinjalistikës, pakujdesia njerëzore që shoqërohet me problematikën e rrugëve.
Inxhinieri i rrugëve shprehet se rritja e masës ndëshkimore nga ana e polcisë bëhet vetëm për të mbushur arkën e shtetit dhe nuk mund të parandalojë aksidentet, nëse nuk investohet në infrastrukturën rrugore dhe në sinjalistikën e saj.
Tv Klan