Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka udhëtuar së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani drejt Sofjes për të vizituar të plagosurit në aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari ku humbën jetën të paktën 45 udhëtarë. Zaev ka thënë se mes viktimave ka edhe fëmijë. Shumica e tyre janë nga Maqedonia e Veriut, por sipas Zaev ka edhe udhëtarë nga Serbia që kanë ndërruar jetë.

Jam në kontakt me kryeministrin Stefan Janev, i cili tashmë ka vizituar njerëzit. Pata mundësinë të bisedoja me një nga të mbijetuarit. Ai shpjegoi se ata ishin duke fjetur në autobus kur u dëgjua një shpërthim i fortë. Ata kanë mundur të thyejnë njërën nga xhamat dhe të shpëtojnë disa persona. Fatkeqësisht, të tjerët nuk ia arritën. Është një tragjedi e tmerrshme. Shumica prej tyre – 12 – janë fëmijë nën 18 vjeç, dhe të tjerët janë të rinj rreth 20-30 vjeç. Shumica prej tyre janë shtetas tanë, por ka edhe nga Serbia”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se viktimat ishin turistë që ktheheshin në Shkup nga një udhëtim turistik në fundjavë nga Stambolli i Turqisë./tvklan.al