Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur të hënën në Berat ku humbën jetën nënë e bir.

Gazetarja Anila Sefa raporton se 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë patentën. Ndërkohë bëhet me dije se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit dhe paaftësia e saj për të manovruar ka bërë që ajo të përfundojë në lumin Osum.

Ndërsa sipas ekspertizës mjeko ligjore vdekja është shkaktuar nga mbytja si pasojë e qëndrimit të gjatë në ujë./tvklan.al