Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktima që humbën jetën pas ngjarjes së rëndë ku një autobus me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut u aksidentua dhe më pas shpërtheu në flakë.

Ministrja Xhaçka thotë se Shqipëria ndodhet pranë Maqedonisë së Veriut në këto momente të vështira, ndërsa thekson se 45 jetët e humbura janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut në këto momente të vështira”, shkruan Xhaçka në Twitter./tvklan.al