Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur gjatë pasdites në lagjen Nr.17/1, të Durrësit.

Burime paraprake nga policia bëjnë me dije se një i ri, rreth të 30 – ve, me iniciale J.R., ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, 21 – vjeçarin Fabiol Muka.

Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, ndërsa në vendin ngjarjes, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al