Një këmbësor gjeti vdekjen mëngjesin e kësaj të mërkure në Vlorë, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:50, në lagjen “Uji i Ftohtë” në rrugën e unazës. Viktima është një 75-vjeçar me iniciale Q. L., i cili u përplas nga një makinë BMW.

I aksidentuari u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi të mbijetonte, duke ndërruar jetë. Autoritetet policore shoqëruan shoferin e makinës, 35-vjeçarin me iniciale K.I., me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al