Një i arrestuar, 10 patenta të pezulluara dhe  180 masa administrative është bilanci i aksionit të policisë së Durrësit mbrëmjen e së premtes.

Kontrollet janë ngritur në akset rrugore kryesore dhe ato dytësore në Durrës e Shijak, të cilat paraqesin rrezikshmeri të lartë dhe janë burim aksidentesh. Blutë kanë kryer kontrolle edhe për mbajtjen e armëve pa leje dhe posedimin e lëndëve narkotike ,por asnjë person nuk u ndalua për këto vepra.

Pezullimi i pantentave u bë për 10 drejtues automjetesh që  kanë qënë në efektin e alkolit si dhe kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Policia thotë se do ta vazhdojë aksionin e saj edhe në ditët në fundjavë.

Tv Klan