Valencia ka dënuar sulmuesin Rafa Mir, pasi ai u arrestua me akuzat për sulm seksual. Lojtari u lirua me kusht, por nuk i ka shpëtuar dënimit nga klubi i tij.

Sipas asaj që raporton “AS”, sulmuesi do të stërvitet i vetëm gjatë gjithë javës, si dënim nga klubi.

Ai gjithashtu duhet të paguajë një gjobë të majme, ndërsa do të jetë i përjashtuar për dy ndeshje, të cilat do i ndjekë nga tribuna.

Rafa Mir, do të kthehet në skuadër, kur trajneri dhe klubi ta shohin të arsyeshme. Vetë lojtari, në një reagim të bërë, deklaroi se është totalisht i pafajshëm dhe akuzat ndaj tij nuk janë të vërteta.

Futbollisti theksoi se ka besim te drejtësia spanjolle dhe është në pritje të vendimit përfundimtar. /tvklan.al